Një flotë luftanijesh të marinës ruse janë kthyer në shtëpi pas më shumë se tre javësh patrullime të përbashkëta në oqeanin paqësor me anijet e marinës kineze, tha agjencia ruse e lajmeve Interfax të dielën. Luftanijet e flotës ruse të paqësorit, bashkë me një numër anijesh kineze, udhëtuan për më shumë se 7 mijë milje detare përmes detit të japonisë, detit Okhotsk, detit Bering dhe oqeanit paqësor, raportoi Interfax duke cituar shërbimin e shtypit të flotës ruse.