NATO ka “përgjegjësinë për të siguruar që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për shtyp në Riga të Letonisë. Shefi i NATO-s tha se vuajtjet që po shihen tani në Ukrainë, janë të tmerrshme, por aleanca ka përgjegjësinë që të sigurohet që konflikti të mos përhapet më tej.