Top News – Lufta po ‘rrjedh’ në rajon / Raketa mbi resortin në Egjipt, 220 km larg Gazës
27/10/2023 11:52

Një raketë e lëshuar në kuadër të luftimeve mes militantëve të hamasit dhe izraelit goditi një qytet bregdetar egjiptian rreth 220 km larg nga rripi i gazës, mëngjesin e të premtes. Raketa goditi një qendër mjekësore në Taba duke plagosur të paktën gjashtë persona, raportuan mediat lokale. Një dëshmitar në Taba konfirmoi se kishte dëgjuar një shpërthim dhe kishte parë të ngrihej tym në qiell, por agjencia e lajmeve reuters thotë se nuk ka mundur të identifikojë burimin e shpërthimit. Taba ndodhet në kufirin e egjiptit me portin izraelit në detin e kuq, Eilat. Ushtria izraelite tha se ishte në dijeni të një incidenti sigurie jashtë kufijve të tij. Hamasi ndërkohë tha të mërkurën se kishte marrë në shënjestër Eilatin me një raketë në atë që duket se është sulmi palestinez me rreze më të gjatë. Sidoqoftë, nuk pati një marrje të përgjegjësisë për sulmin e të premtes. Por shpërthimi në Taba, nxjerr edhe një herë në pah rrezikun me të cilin përballet egjipti dhe vendet e tjera në rajon, ndërkohë që luftimet mes izraelit dhe hamasit intensifikohen. Egjipti ka marrë një rol aktiv në negocimin e aksesit në ndihma të palestinezëve, duke u përpjekur të sigurojë lirimin e pengjeve që mbahen nga hamasi dhe duke kërkuar edhe një armëpushim. Por, afërsia e tij me vijën e frontit e ka ekspozuar përballë shumë rreziqeve. Më 22 tetor, disa roja kufitare egjiptiane u lënduan pasi u goditën aksidentalisht nga fragmentet e një predhe të lëshuar nga një tank izraelit. Izraeli kërkoi ndjesë për incidentin. Taba, në gadishullin egjiptian të Sinait, frekuentohet shumë nga turistët. Qyteti ndodhet tre orë me makinë larg nga qyteti tjetër resort i egjiptit, në detin e kuq, Sharm el Sheikh.

Top Channel/ Von der leyen “përçan” liderët e BE, Macron: Sjellje e keqe
27/02 23:16
Top Channel/ Trump bën reagimin e çuditshëm pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein: Nuk…
27/02 22:30
Top News- Beogradi hakmarrje ndaj UÇK, dënon me 15 vite burg një ish-pjesëtar të kësaj force
27/02 21:30
Top News-Lufta SHBA-Iran çështje orësh, Britania jep alarmin: Largon stafin e ambasadës nga Teherani
27/02 21:13
Top Channel/ Aksident tragjik në Milano, 2 të vdekur dhe 40 të plagosur nga përplasja e tramvajit
27/02 19:57
Top Channel/ Dëshmon Bill Clinton: S’i dija krimet e Epstein! Nuk kam bërë asgjë të keqe
27/02 19:55
Top Channel/ “Largoni stafin”, ambasada e SHBA-së në Izrael: “Gati sulmi ndaj Iranit?!
27/02 15:20
Top News – Rusia ‘sulmon’ aeroplanmbajtësen franceze / Ushtria suedeze bllokon dronin pranë saj
27/02 15:10
Top News – Ukraina ‘i fik dritat’ Rusisë / Dhjetëra e mijëra njerëz pa energji pas sulmit
27/02 15:04
Top News – Lufta ‘po i afrohet’ Iranit, IKNI tani! Ambasada amerikane në Izrael ‘evakuon’ stafin
27/02 14:54
Top News – Starmer, humbje të turpshme / Mundet në ‘bastionin’ e tij nga të gjelbrit
27/02 14:45
Top News – Nga sponsor në armik…Çfarë fshihet pas sulmit të Pakistanit mbi talebanët
27/02 14:27
Top News – ‘Shi gjaku’ në Spanjë / Re pluhuri saharian mbi Evropë, sjell reshje me baltë
27/02 13:24
Top News – SHBA-Iran, bisedime pa marrëveshje…por me shenja të mundshme përparimi
27/02 12:58
Top News – As emigrantët nuk e shpëtojnë dot…Gjermania po plaket më shpejt nga sa mendohej
27/02 12:55
Top Channel/ Bisedimet me SHBA, Aragchi: Kemi dallime, por pajtohemi tek elementet kryesorë!
27/02 12:13
Top Channel/ Amerikanët “bëhen anglezë”: Rekord aplikimesh për shtetësinë britanike!
27/02 12:03
Top Channel/ Pakistani sulmon Afganistanin:”U mbush kupa, do t`i shkatërrojmë talebanët”!
27/02 11:39
Top News- Gjermania, alternativë ndaj Patriot/ Mbrojtje ajrore ‘Made in Europe’, modernizohet IRIS-T
27/02 11:36
Top News – Raketa që godasin deri në 3000 km larg / Arsenali balistik i Iranit, më i madhi në rajon
27/02 11:24
DIGITALB DIGITALB