Presidenti i Bjellorusisë, Aleaksandër Lukashenko paralajmëroi të enjten se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është e paparashikueshme dhe mund të dalë në cdo moment jashtë kontrollit. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Associated Press, Lukashenko akuzoi Kievin se e ka “provokuar” Moskën. Megjithatë ,ai thotë se është duke bërë gjithçka që mundet për të ndihmuar për ndërmjetësimin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.