Top News – Lufta ndaj Hiv-Aids/ Koronavirusi rrezikon përparimet
07/07/2020 18:56

Kombet e Bashkuara paralajmëruan se koronavirusi po e rrezikon përparimin e disa viteve në luftën kundër virusit HIV. Sipas tyre, HIV mund të çojë në më shumë se gjysmë milioni vdekje, për shkak të ndërprerjes së trajtimeve, të shkaktuar nga izolimet. “Kufizimet e vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit kanë penguar luftën kundër HIV/AIDS te gratë, duke kufizuar aksesin e tyre në arsim dhe mbrojtje nga dhuna seksuale”, tha në një studim Programi i Kombeve të Bashkuara UNAIDS. Me përqendrimin e qeverive në trajtimin e pandemisë së koronavirusit, vëmendja dhe burimet janë zhvendosur nga mbrojtja e njerëzve të cenueshëm nga HIV-i - virusi që mund të çojë në sindromën e mungesës së imunitetit, të njohur si AIDS. Ndërprerja gjashtëmujore e trajtimit kundër HIV-it mund të shkaktojë më shumë se 500,000 vdekje shtesë në Afrikën nën-Sahariane gjatë vitit të ardhshëm, duke e rikthyer rajonin në nivelet e vdekshmërisë nga AIDS në vitin 2008, paralajmëron raporti. Raporti, i titulluar "Kapja e momentit", thotë se miliona jetë janë shpëtuar nga terapia antiretrovirale që shtyp HIV-in dhe ndalon përparimin e AIDS-it. Megjithatë, 690,000 njerëz vdiqën nga sëmundjet e lidhura me AIDS-in vitin e kaluar dhe 12.6 milionë nga 38 milionë njerëz që jetojnë me HIV, nuk kanë pasur akses në trajtim. UNAIDS tha se rajonet më të rrezikuara për përhapje të HIV-it janë Evropa Lindore dhe Azia Qendrore, të cilat, së bashku, kanë pasur mbi 70 për qind rritje të infeksioneve të reja që nga viti 2010.

Top News – Kryebashkiakja ‘kapet mat’ me truprojen. Romancë të fshehtë me paratë publike
16/08 21:00
Top News – Putin nuk do e bombardojë më Kievin, por Ukraina duhet t’i njohë sovranitetin në lindje
16/08 20:30
Top Channel/ “Nuk ka paqe, pa Ukrainën në tryezë”! Starmer: Përfundimi i luftës, më pranë se kurrë!
16/08 19:22
Top Channel/ Plani alarmant, NYT: Putin kërkon tokë të papushtuar, Trump pranon
16/08 19:19
Top News – Lituania stërvit fëmijët / Të përdorin dronë për të luftuar Rusinë
16/08 17:00
Top News – Kina nuk do ta pushtojë Tajvanin! Trump: Jo sa të jem unë president, kam garanci
16/08 16:30
Top News – Jo veto ruse për Ukrainën…!Kievi ka të drejtë për anëtarësim në BE e NATO
16/08 15:30
Top Channel/Një ditë përmbytje, 300 të vd*kur- tmerr në Pakistan: “Uji erdhi shumë shpejt”!
16/08 15:01
Top News – ‘Shpërthejnë’ retë, ‘fundi i botës’/ Shira të rrëmbyeshëm vijnë papritur, mbi 400 viktima
16/08 14:33
Top Channel/ Trumpi i dorëzon Putinit letrën e Melanias, F35-sat rrethojnë avionin presidencial rus!
16/08 11:42
Top Channel/ Vijon takimi historik! Trump-Putin ballë për ballë prej më shumë se 1 orë
15/08 23:55
Top Channel/ Zelensky: Rusët po vrasin edhe ditën e negociatave. Duhet armëpushim
15/08 23:30
Top News- Trump takon Putin në Alaskë/ A do arrihet marrëveshja për ndalimin e luftës!
15/08 23:00
Top Channel/ Provokon rrjeti televiziv shtetëror rus: Gazetarët tanë hëngrën qofte pule nga Kievi
15/08 22:54
Top Channel/ Pakistani goditet rëndë nga përmbytjet! Uji mori para qindra njerëz, situatë tragjike
15/08 22:52
Top Channel/ Bilanc tragjik në Spanjë, shkon në 7 numri i viktimave nga zjarret
15/08 22:37
Top Channel/ Në prag të takimit të Putin me Trump, Rusia nuk i ndal sulmet vdekjeprurëse mbi Ukrainë
15/08 19:49
Top Channel/ “7 orë bisedime”, parashikimet për takimin Trump-Putin në Alaskë! Çfarë presin rusët?
15/08 19:47
Top Channel/ Zbërthehet plani: Samiti i Alaskës, jo si Jalta e 1945! Çfarë pritet nga Alaska
15/08 19:38
Top Channel/ Bota mban frymën! 2 orë nga takimi historik Trump-Putin, detajet e fundit
15/08 19:35