Lindja e mesme duket se është përsëri në flakë dhe ekspertët paralajmërojnë se konflikti mes izraelit dhe hamasit mund të zgjerohet... "Ky është konflikti më i rëndë dhe më i vështirë që përjetojmë që kur është themeluar shteti izraelit në vitin 1949", thotë Pnina Sharvit Baruch nga Instituti për Studimet Kombëtare të Sigurisë në Universitetin e Tel Avivit. Dhjetëra mijëra vetë kanë humbur jetën në konfliktin që ekziston prej më shumë se 75 vjetësh mes Izraelit dhe arabëve.