Në frontin e parë të luftës në Ukrainë, janë të shumtë sportistët të cilët kanë hequr kostimin e sportit për të veshur unifromën ushtarake në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të vendit të tyre. Sportisti, Oleksandr Usyk, në datën 24 shkurt, kur filloi pushtimi, ndodhej në Londër në një turne promovues ndërsa filloi përgatitjet për të fituar tituj botërorë kundër Anthony Joshua.