Top News – ‘Love story’ mes Kinës dhe SHBA-së / Ulin tarifat për mallra me vlerë 60 miliardë dollarë
28/09/2026 11:40

Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të ulin tarifat e vendosura mbi mallra me vlerë 60 miliardë dollarë që importohen nga njëra-tjetra; bëhet fjalë për një gamë të gjerë produktesh, që nga misri amerikan e kozmetika, e deri te pajisjet shtëpiake dhe lodrat kineze. Në kuadër të marrëveshjes tregtare SHBA-Kinë, të dyja vendet kanë propozuar trajtim tarifor më të favorshëm për mallra "jo të ndjeshme" me vlerë 30 miliardë dollarë secila, deklaroi të dielën Përfaqësuesi Tregtar i SHBA-së, Jamieson Greer. Për Shtetet e Bashkuara, kjo nënkupton "hapjen e rrugës për akses më të mirë në treg" për rreth 30% të eksporteve amerikane drejt Kinës, tha ai. Ulja reciproke e tarifave, si dhe zgjatja e armëpushimit tregtar, ishin ndër rezultatet kryesore të samitit të dytë të këtij viti midis Presidentit Xi Jinping dhe Presidentit amerikan Donald Trump, të mbajtur në Uashington javën e kaluar. Njëra nga dy listat e publikuara nga Shtëpia e Bardhë tregonte se Kina planifikonte të ulte tarifat për një sërë produktesh bujqësore amerikane, përfshirë misrin, grurin, mishin, produktet e qumështit, si dhe vajrat etj. Në listë nuk përfshihej soja. Pekini gjithashtu synon të ulë tarifat për peshkun dhe prodhimet e detit, Drurin dhe produktet e tij, kozmetikën dhe pajisjet mjekësore nga SHBA-ja. Në një listë tjetër përfshiheshin uljet reciproke të tarifave nga ana e Uashingtonit për pajisje të vogla shtëpiake kineze, si makineritë e kafesë dhe tosterat, enët e tryezës, batanijet dhe mbulesat e shtratit. Listat përfshinin gjithashtu lodra, fishekzjarre, lule artificiale, drita për pemënt e Krishtlindjes dhe dekorime të tjera festive, si dhe sedilje makinash për fëmijë.

Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31
Top News- Çfarë ka ndryshuar në Serbi në pesë ditët e para pas fitores së Listës Studentore?
30/10 22:20
Top News- 1 milionë njerëz në sheshe, protestohet në 70 qytete, përleshje polici-protestues
30/10 22:10
Top News- “Allahu Akbar”, gjermania jep detaje për adoleshentin që sulmoi ambasadën izraelite
30/10 22:05
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Trump: Lufta në Iran ‘përfundon shpejt’ / Kërkon ‘garanci se nuk do ketë armë bërthamore’
30/10 15:32
Top News – Putin gati të flasë me Merz dhe Macron / Kremlini konfirmon: Zelenski nuk ka telefonuar
30/10 15:19
Top News – Qeveria britanike lëshon paralajmërimin / ‘Kushte të rrezikshme’, mjegulla mbulon Anglinë
30/10 15:16
Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Binance: Gjigandit të kriptomonedhave i vidhen 6.3 mld USD!
30/10 15:09
Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58
Top News – Putin: Jam gati për luftë…! Paralajmëron perëndimin: Nuk do të ketë asnjë fitues
30/10 13:57
Top News – Putin mbyll gazetën e fundit të pavarur / ‘Kremlini e vrau Novaya Gazeta-n pas 33 vitesh’
30/10 13:25
Top News – Banorët po vdisnin urie… / Nisen ndihmat drejt qytetit të pushtuar nga Rusia
30/10 12:14