Top News – ‘Loja kaladibrance, një stil jete’/ Kujt i drejtohet mesazhi i koduar i zv kryeministrit
03/09/2021 22:01

Pas publikimit të emrave që do të jenë pjesë e kabinetit të ri qeverisës, nga vetë kryeministri Edi Rama, nuk kanë vonuar edhe shfaqjet e pakënaqësive, kryesisht dhe logjikisht, nga ata që janë ndjerë të përjashtuar. I tillë është rasti i zv kryeministrit, Erion Brace, i cili ka postuar në faqen e tij në Facebook, foton e një loje të hershme, mjaft popullore, që njihet nga shumëkush si Kala Dibrance. Në këtë lojë, të rinjtë, hidhen mbi shpinën e njëri tjetrit. Dhe kjo për Zv kryeministrin Brace, nuk është thjeshtë një lojë. Ka rezultuar të jetë edhe një stil jete. “E mbani mend? E dinit lojë apo jo? Ja që i reziston çdo kohe si stil jete!”, shkruan Braçe në Facebook nën foton në bardh e zi. E ndërsa nuk mësohet në postim se kujt i drejtohet ky mesazh, shumë përdorues të Facebook, një ide të tyren e kanë dhe e kanë treguar përmes komenteve nën foto. “Të paska goditur rëndë kryeministri Z. Braçe!?”, shkruan një qytetar. “Ata të gjatët kapërcenin më shumë”, shkruan një tjetër me ironi. Zv.kryeministri Erion Braçe nuk do të jetë pjesë e qeverisë “Rama 3”, pasi në vend të tij, kryeministri ka preferuar të zgjedhë Arben Ahmetajn. E me sa duket edhe nga ky postim i koduar, Brace nuk e ka pritur mirë largimin, që në fakt ai e njoftoi vetë më herët si dorëheqje

Top Channe/ Ndahet nga jeta Artur Zheji, një bashkëpunëtor i vyer i Top Channel
23/08 19:37
Top News- Shuhet publicisti Artur Zheji/ Pësoi arrest kardiak gjatë pushimeve në Sarandë
23/08 19:18
Top Channel/ Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës, rrezikohet masivi pyjor ne Vlorë
23/08 18:47
Top News- Unioni i Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës, nisin përplasjet/ Thirrje për KLGJ
23/08 17:41
Top News- Kosovarët dynden drejt bregdetit/ Fluks i lartë në rrugën e kombit, trafik i rënduar
23/08 16:52
Top Channel/ 420 mijë dollarë, kontributi i diasporës transformon Kullën e Bajraktarit të Hotit
23/08 15:27
Top Channel/ Shqipëria shet më shumë verë, rritet me 82% eksporti krahasuar me një vit më parë
23/08 15:25
Top News- Fadromat nisin shembjet në Durrës, IMT në Tiranë bën bilancet e aksionit për hapësirat
23/08 15:23
Top Channel/ Tre grupe parlamentare, pas Metës, Berisha pritet t’i japë deputetë dhe republikanëve
23/08 15:13
Top Channel/ Unioni i gjyqtarëve reagon ndaj denoncimeve të kryeministrit: Gjyqtarët të indinjuar
23/08 15:11
Top Channel/ Ndryshojnë rregullat e ushtrisë, zbardhen propozimet në ligj për forcimin e disiplinës
23/08 15:03
Top News- Fadromat prishin tendat dhe shtesat pa leje në Durrës, Rama ndan pamjet
23/08 15:01
Top News- “Bashkia Tiranë simbol dështimi”, demokratët akuza për keqmenaxhim, kërkojnë zgjedhje
23/08 14:59
Top Channel/ Zjarr në traversat e hekurudhës Fier-Vlorë, qyteti mbulohet nga tymi
23/08 14:57
Top News- Socialdemokratët ‘luftë’ ekstremistëve të AfD, kërkojnë ndalimin në Bundestag
23/08 14:53
Top News- Salvini tallet keq me Macron: Vish helmetën, xhaketën, pushkën e shko në Ukrainë
23/08 14:53
Top Channel/ Zelensky “ia pret” shkurt Perëndimit: “Nuk i lëshojmë toka pushtuesve”!
23/08 14:31
Top Channel/ “Macron të shkojë vetë në Ukrainë po deshi”, plas keq mes Francës dhe Italisë!
23/08 14:19
Top News-Kapet 40-vjeçari me katër identitete/ Në kërkim nga Spanja për drogë e organizatë kriminale
23/08 14:17
Top News – ‘Arrest shtëpie’ për vajzën e Eli Farës/ U kap me kokainë nga forcat Shqiponja
23/08 13:59