Për të disatën herë gjyqi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në GJKKO për shkak të bojkotit të avokatëve që kundërshtojnë rregulloren. Në seancën e kësaj të enjteje, avokatët mbrojtës u gjobitën nga Gjykata me nga 5 mijë lekë, për shkak të mos pjesëmarrjes së tyre në seancën gjyqsore, ndonëse po zbatojnë vendimin e Këshillit të Dhomës së Avokatisë.