Mediat iraniane raportuan të martën se lideri i grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, Hamas, do të udhëtojë drejt Teheranit për t’u takuar atje me zyrtarë iranianë. Press TV konfirmoi se lideri i Hamasit, Ismail Hanijeh, do të udhëtojë drejt Teheranit këtë të martë. Televizioni libanez i Hezbollahut, Al Mayadeen TV, raportoi se Haniyeh do të mbajë një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm të Iranit.