Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, do të udhëtojë në Moskë, për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, duke u bërë kështu negociatori kryesor i Evropës për t’i dhënë fund luftës. Ai është udhëheqësi i parë i një vendi të Bashkimit Evropian që takohet personalisht me Putinin, që kur ky i fundit ka dhënë urdhrin për pushtimin e Ukrainës.