Top News – Lidere në botë…/ Gjermania rrit kapacitetin e prodhimit të vaksinës
05/04/2021 10:51

Gjermania po tenton të bëhet prodhuesja më e madhe e vaksinave në botë. Fabrika e BioNTech në Marburg është vetëm fillimi. Brenda pak muajsh ku vend është kthyer në një nga prodhuesit më të rëndësishëm të vaksinës anti covid. Sasia e parë e vaksinës e prodhuar në Marburg, ka dalë nga fabrika për të shkuar në një tjetër impiant mbushjeje, në Puurs të Belgjikës. Dozat e gatshme më pas shpërndahen dhe pas kontrollit të fundit, administrohen. Me mbi 250 milionë doza në tre muaj në marburg, BioNTech synon të përshpejtojë në të gjithë botën bvaksinimin kundër koronavirusit. Ajo e Marburgut është më e madhja, por jo e vetmja me të cilën gjermania po synon të rrisë prodhimin. Gjermania, thonë ekspertët, brenda disa muajsh është ngritur duke u bërë një nga vendet me më shumë peshë për prodhimin e vaksinës në botë. Por, fabrikat gjermane, janë sidoqoftë të varura nga disa procese pune në fabrika të tjera evropiane. Një numër kompanish të tjera do të angazhohen ndërkohë në vijim në muajt e ardhshëm në këtë proces. Do të ketë partnerë të tjerë, kompani të specializuara për mbushjen e vaksinës së BioNTech, si psh Baxter, Allergopharma, Siegfried etj. Deri në fund të qershorit ndërkohë, pritet që edhe vaksina e dytë e prodhuar në gjermani, ajo e Curevac, të lejohet në BE. Ajo synon të prodhojë 100 milionë doza në heidelberg në bashkëpunim me partnerë të mëdhenj si Bayer. Në gjermani, procesi i vaksinimit të popullatës nuk ka ecur me ritme të kënaqshme, por me masat e reja, synohet që problemet me furnizimin e vaksinave, të zerohen. Ekspertët mendojnë se mutacionet e virusit do të kërkojnë edhe vaksina pasuese. Cka do të thotë se puna do të vazhdojë në një plan afatgjatë. Ndërkohë që kapacitete të tilla do të duhet të ruhen edhe pandemi të tjera të mundshme në të ardhmen.

Top Channel/ Paralizohet Italia, sot i gjithë vendi në grevë: Bllokohet transporti e shëndetësia!
20/11 12:24
Top News – Putin fton liderët evropianë në Moskë /‘Gati’ për bisedime për fundin e luftës në Ukrainë
20/11 12:10
Top News – Garanci si të NATO-s për Ukrainën…Rusia kundërshton idenë amerikane: E papranueshme
20/11 11:59
Top News – Punonjësit bëhen milionerë brenda natës / Anthropic bëhet publik, ‘paguheshin’ me aksione
20/11 11:55
Top News – Hakmerret Putin, goditen 3 ura në Kiev/ Breshëri raketash balistike e dronësh mbi Ukrainë
20/11 11:50
Top News – Trump shpërthen kundër Evropës…pas takimit me Putin: ‘Mos mbështesni më Ukrainën’
20/11 11:45
Top Channel/ Anthropic nuk qetëson bursat: “Flluska” e AI-t, tërmet në tregjet financiare globale!
20/11 11:19
Top Channel/ Samiti në Kinë, ekspertët: Rikthim politik për Putin, Xi konsolidoi pozitat globale!
20/11 11:18
Top Channel/Një ditë pas samitit të paqes, Putin bombardon urat e Ukrainës: Polonia në alarm!
20/11 11:18
Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar më pranë rikthimit në BE
19/11 23:25
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, bota flet për paqe por sulmet shtohen
19/11 23:22
Top Channel/ Trump “presion” BE: Mjaft hodhët miliarda për një luftë
19/11 23:20
Top News- Bombardimi i urës së Krimesë/ Putin zotohet për përgjigje ‘të dhimbshme’ ndaj Ukrainës
19/11 23:00
Top News- Skenarë për sulme të reja amerikane/ Trump për Iranin: Do të shohim pas 1 janarit
19/11 22:57
Top Channel/ Anthropic trondit Wall Street! Vlerësohet më shumë se SpaceX
19/11 22:48
Top News- Refuzohet ‘Jalta 2.0’,Evropa i del kundër Trump, Putinit e Xi: Ukraina s’negociohet pa ne!
19/11 22:48
Top Channel/ “Ndihem budalla”! Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët
19/11 22:33
Top Channel/ Pse Shtëpia e Bardhë konfiskoi telefonat e gazetarëve në Air Force One?
19/11 22:29
Top Channel/ Alarm në Skoci, policia kërkon ndalimin e shitjes së skuterëve elektrikë!
19/11 22:26
Top News- Putin paralajmëron Ukrainën dhe BE: Bëni kompromis ose do të përballeni me realitet të ri
19/11 22:09