Në vijim të kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, policia e Lezhës ka evidentuar në shkelje 8 subjekte, tre prej tyre shkelës përsëritës. Policia e Lezhës ka njoftuar se ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë të reja dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, 3 administratorë subjektesh, pasi u konstatuan se organizonin ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ. Gjithashtu, 1 administrator është ndëshkuar me masë administrative 3 milionë lekë të reja dhe 4 administratorë të tjerë me nga 1 milion lekë të reja.