Policia ka goditur një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike duke kapur 95 kg kanabis në Lezhë. Nga operacioni policor i koduar “Gjadëri” janë vënë në pranva 4 persona dhe janë sekuestruar 95 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 3 automjete, 8 aparate celularë dhe 11.000 euro. Sipas policisë pas informacioneve se në një automjet po transportohej lëndë narkotike nga Vlora në drejtim të Shkodrës, u bë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i automjetit dhe në fshatin Gjadër, Lezhë u ndërhy duke bllokuar mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. D.