Një person u vendos në pranga nga policia e Bulqizës, pasi u kap në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri pa leje. Orgest Grrica 20 vjeç, banues në fshatin Peshk, Njësia Administrative Martanesh u ndalua nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Krastë – Bulqizë dhe gjatë kontrollit që iu ushtrua automjetit të tij, efektivët gjetën një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë.