Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se BE-ja po planifikon një përgjigje për letrat e dërguara nga Rusia më herët këtë javë drejtuar disa vendeve anëtare të BE-së ku kërkon garanci sigurie. Gjatë një vizite në Helsinki, von der Leyen u tha gazetarëve se "jemi të bashkuar në Bashkimin Evropian dhe është e qartë se përgjigja do të reflektojë këtë unitet".