Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka denoncuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook atë që e cilëson një veprim antishqiptar. Gjeloshaj thotë se qeveria e re malazeze po planifikon ndryshimin e kufijve të Tuzit, një veprim ky që sipas tij, do të kundërshtohet me forcë.