Një cift i zemëruar ka denoncuar komentuesit që pretendonin se fëmija i sapolindur, nuk ishte i tyre, pasi ngjyra e lëkurës së tyre ishte shumë e bardhë. Marcos Davis, 30 vjec, u trondit kur lexoi komentet fyese pasi ndau në mediat sociale një foto të tijën, bashkëshortes dhe djalit të tyre të sapolindur, Noah, në repartin e maternitetit. Disa përdorues komentonin lëkurën e foshnjes, të tjerë pretendonin se ka patur një ngatërresë me një foshnje tjetër në spital, me njërin që shkruante madje: nuk është e mundur që prindër me ngjyrë të kenë një fëmijë të bardhë. Babai i lumtur, fillimisht ishte i entuziazmuar të ndante lajmin e lindjes së të birit, më 19 gusht, në Goiania, në Brazil. Por ai u tërbua kur përdoruesit e medias sociale vunë në dyshim faktin se ai ishte babai i vërtetë. Vetë ai thotë se është e ditur nga gjenetika se nuk është e pamundur që prindër me ngjyrë të kenë fëmijë me lëkurë më të bardhë. Por, komentet në mediat sociale, ishin sipas tij, të papranueshme dhe jo humane.