Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në Bulqizë ku banorët kanë lënë banesat për disa caste e kanë dalë në rrugë. Lëkundjet e fuqishme janë ndjerë disa herë, duke shkaktuar panik te qytetarët. Sipas informacioneve, raportohet se disa banesa janë dëmtuar. Tërmeti është shënuar me një magnitudë 4.7 sipas shkallës Rihter.