Top News-‘Lazarati shqiptar’ në mes të Spanjës/Dy shqiptarë të arrestuar, hetime për grup kriminal
03/09/2022 22:33

Efektivët e Gardës Civile në Spanjë kanë zbuluar plantacionin më të madh të drogës në zonën e Galicias dhe përgjegjës për kultivimin janë dy shtetas shqiptarë. Mediat spanjolle shkruajnë se plantacioni ndodhej në një livadh në Galicia në famullinë e Pedres. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, agjentët e policisë kanë zbuluar plantacionin me një sipërfaqe prej 2500 metrash katrorë, ku ishin kultivuar saktësisht 3437 bimë kanabisi. Dy shqiptarët janë arrestuar në flagrancë dhe siç raportojnë mediat spanjolle, ato kanë mbetur të habitur kur policia mbërriti në plantacion. Ata jetonin në dy çadra ngjitur me plantacionin dhe kishin furnizime të duhura për të mbijetuar për një kohë të gjatë, pa patur nevojë të lëviznin nga ajo zonë. Autoritetet spanjolle konstatuan materiale të ndryshme që u shërbenin shqiptarëve për të kultivuar kanabisin, si lopata, kazma, plehra kimike dhe produkte të ndryshme kopshtarie. Aksioni antidrogë përfundoi me asgjësimin e bimëve narkotike, ndërsa dy shqiptarët akuzohen për trafik droge sipas kodit penal spanjoll.

Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00