Autoritetet në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, i kërkuan civilëve të mërkurën të evakuohen sa janë ende në kohë duke paralajmëruar se bombardimet ruse mund të ndërpresin trajektoret e largimit. Ukraina ka thënë se trupat ruse që pushtuan vendin më 24 shkurt po rigrupohen dhe po përgatiten për një ofensivë në zonën e Donbasit, që përfshin Luhanskun.