George Floyd do të ndryshojë botën. Kështu deklaroi kandidati demokrat për president të shteteve të bashkuara të amerikës, Joe Biden, pas një takimi me familjen e Floyd në hjuston të teksasit, ku edhe ofroi ngushëllimet e tij. Biden tha se vdekja e Floyd është një prej pikave më të mëdha të ndryshimit në historinë amerikane”. Vdekja e afrikano-amerikanit Floyd, në duart e një zyrtari policor të bardhë, ka nxitur protesta në gjithë botën. Një ceremoni private e varrimit u mbajt në Hjuston.