Kreu i Kadastrës, Artan Lame e ka konsideruar programin e PD për kthimin fizik të pronave tek pronarët një gënjeshtër të madhe. Gjatë një konference për mediat ku Lame bëri një bilanc të ecurisë së procesit të legalizimit dhe regjistrimit të tokave bujqësore tha se është marrëzi që të thuash se do anulosh ligjin për tokën 20/20.