350 banorë të Njësisë Administrative Ndroq, të cilët mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, do të sistemohen në një lagje të re, të urbanizuar, me shtëpi të reja. Një vit pas tërmetit tragjik, nisi ndërtimi i 74 shtëpive në një bllok tërësisht të ri banimi. Kryebashkiaku Veliaj në nisjen e punimeve për lagjen e re u shpreh se sot Shqipëria ringrihet edhe më e forte.