Një nënë e re la fëmijën e saj vetëm në shtëpi për 6 ditë rresht teksa festonte ditëlindjen e 18-të. Gjykatësi nuk pati asnjë dyshim për vendimin e tij: Verphy Kudi u dënua për vrasje nga pakujdesia. Ngjarja ndodhi në 2019-tën. Veprhy e kishte lënë vajzën e saj 20 muajshe Asiah të mbyllur në banesën e saj në Brighton, në Britaninë e madhe, dhe ishte kthyer gati një javë më vonë, në 11 dhjetor, kur e gjeti fëmijën të pajetë. Vogëlushja kishte ndërruar jetë nga uria e dehidratimit, ndërsa ishte prekur gjithashtu edhe nga gripi. Gjatë kohës që lexohej vendimi, nëna e papërgjegjshme, mbulonte fytyrën me duar. Kur kishte marrë në telefon urgjencën, ajo pretendonte se e bija thjesht nuk po cohej nga gjumi. Asiah lindi në 22 mars të vitit 2018 dhe jetonte me nënën adoleshente, që qartazi nuk kujdesej për të.