Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, ka deklaruar se Kuvendi Kombëtar që pritet të mbahet më 2 shtator do të sjellë një sërë ndryshimesh. Sipas zëdhënëses këto ndryshime kanë të bëjnë kryesisht me statutin e opozitës. “Në këtë kuvend do të kemi ndryshimet statutore dhe do të përcaktohet organizimi që do të pasqyrohet në ndryshimet statutore ashtu si dhe platforma apo agjenda politike e PD-së.”