Top News – Kushte ndëshkuese për Ukrainën / Rusia ‘nuk luan nga llogorja’, Kievi të ‘kapitullojë’
03/06/2025 12:11

Rusia i tha Ukrainës në bisedimet e paqes të hënën se do të pranonte t’i je[te fund luftës vetëm nëse Kievi heq dorë nga pjesë të mëdha të territorit dhe pranon kufizime në madhësinë e ushtrisë së tij, sipas një memorandumi të raportuar nga mediat ruse. Kushtet, të paraqitura zyrtarisht në negociatat në Stamboll, nxorën në pah refuzimin e Moskës për të bërë kompromis mbi qëllimet e saj të hershme të luftës, pavarësisht thirrjeve të Presidentit amerikan Donald Trump për t'i dhënë fund "gjakderdhjes" në Ukrainë. Ukraina i ka hedhur poshtë vazhdimisht kushtet ruse duke thënë se ato janë të barasvlershme me dorëzimin. Delegacionet nga palët ndërluftuese u takuan për thuajse një orë, në raundin e dytë të negociatave që nga marsi 2022. Ata ranë dakord të shkëmbenin më shumë të burgosur lufte, duke u përqendruar te më të rinjtë dhe të plagosurit më rëndë si edhe të kthenin trupat e 12,000 ushtarëve të vdekur. Memorandumi rus, i cili u botua nga agjencia e lajmeve Interfax, tha se një zgjidhje e luftës do të kërkonte njohjen ndërkombëtare të Krimesë - gadishulli i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, dhe katër rajoneve të tjera të Ukrainës që Moska i pretendon si territore të vetat. Ukraina duhet të tërhiqë forcat e saj nga të gjitha këto rajone. Ai përsërit kërkesën që Ukraina të bëhet një vend neutral, duke përjashtuar anëtarësimin në NATO, që ajo të mbrojë të drejtat e rusishtfolësve, ta bënte rusishten gjuhë zyrtare dhe të miratonte një ndalim ligjor për glorifikimin e nazizmit. Presidenti turk, Tayyip Erdogan, e përshkroi atë si një takim të shkëlqyer dhe tha se shpresonte të bashkonte Vladimir Putinin e Rusisë dhe Volodymyr Zelenskin e Ukrainës për një takim në Turqi me donald Trump. Por nuk pati asnjë përparim për një armëpushim të propozuar që Ukraina, aleatët e saj evropianë dhe Uashingtoni i kanë kërkuar Rusisë ta pranojë.

Top Channel/ Koshat e djegur në mes të rrugës, policia “ndjek” nga pas protestuesit
19/10 14:41
Top Channel/ Xhama të thyer dhe kaos pas sulmit nga protestuesit në Apel, policia në gatishmëri
19/10 14:31
Top Channel/ Vrasja në Kamzë, ky është autori që vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin
19/10 14:08
Top Channel/ Vrasja e dy vëllezërve në Kamzë, pamje nga vendi i ngjarjes, policia dhe forcat…
19/10 14:00
Top News – Protestë qytetare në Korçë, të rinjtë marshojnë pa tensione
19/10 13:44
Top News – Protesta në Elbasan, të rinjtë marshojnë rrugëve të qytetit
19/10 13:43
Top News – Bilanci i protestës. 36 të lënduar gjatë së dielës, 14 në spital
19/10 13:31
Top Channel/ Studentja policëve: Duhet të ndryshoni ka ardhur fundi, pastruese do punoj dhe…
19/10 13:22
Top News – Kthehet makthi i përmbytjeve / Vendi nën ujë, të paktën dy viktima në Spanjë
19/10 13:20
Top News – Alarm bombe në institucione. Policia – Kërcënimi u dërgua nga Arabia Saudite
19/10 13:14
Top News – 75 vjeçari mbështet të rinjtë në Korçë: Rama duhet të ikë
19/10 13:03
Top News – I moshuari në Elbasan: Policët janë sjellë keq, por bij nënash janë edhe ata
19/10 13:02
Top News – Mesazhi nga i moshuari në Elbasan: Protestoni, por mos shkatërroni pronën private
19/10 13:01
Top Channel/ Çfarë po ndodh te SPAK? Efektivët kontrollojnë ambientet e jashtme me qen…
19/10 13:00
Top Channel/ Qytetarët mbështesin protestën: Eshtë e tmerrshme kjo që po ndodh, këta fëmijë…
19/10 12:52
Top Channel/ Grumbullimi te Ministria e Arsimit, protestuesit e nisin me ‘tone’ të qeta
19/10 12:51
Top Channel/ Të lënduarit në protestë, te Trauma po trajtohen policë dhe protestues të lënduar
19/10 12:51
Top Channel/ Protesta në ditën e shtatë, të rinjtë nisin grumbullohen në qendër të qytetit
19/10 12:51
Top Channel/ Protesta, të rinjtë grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, policia nis shoqërimet
19/10 12:51
Top Channel/ 2500 euro për policët/ ‘Mos e pini Helmin e Kserksit’, Berisha: Bashkohuni me…
19/10 12:36