Top News – Kush merr më shumë vota, bëhet deputet/ Kushtetuesja rrëzon pragun për thyerjen e herësit
30/06/2021 19:39

Gjykata Kushtetuese ka vulosur hapjen 100 për qind të listave të kandidatëve për deputetë të subjekteve politike. Këtë të mërkurë, trupa gjykuese ka shfuqizuar dhe vlerësuar si të papajtueshëm me Kushtetutën, pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, duke eliminuar pragun e votave të nevojshme për të thyer herësin e për të kaluar në listë fituese. Sipas vendimit të marrë nga kushtetuesja, mandatet do të shpërndahen nga kandidati për deputet me më shumë vota tek ai me më pak vota. Fill pas përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, thyerja e herësit apo fitimi i mandatit nga kandidatë që kishin siguruar më pak vota se ata që ndodheshin jashtë listës së sigurt hapi jo pak debate. Ky vendim vjen menjëherë pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar përfundimisht mandatet dhe emrat që do të ulen në Kuvendin e ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Nëse kushtetuesja do të kishte folur më herët kandidatët socialistë si Mimi Kodheli, Ilir Beqaj apo Pandeli Majko si dhe kandidatët demokratë si Ivi Kaso do të ishin pjesë e parlamentit të ri të shtatorit. Megjithatë ky shfuqizim i kuadrit ligjor nga ana e Gjykatës Kushtetuese i lë detyrën parlamentit të ri të përgatisë amendamente ligjore që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, listat e kandidatëve për deputetë të jenë 100 për qind të hapura.

Top Channel/ Rriten divorcet në Gjirokastër/ Në 9 muaj, 108 çifte zgjedhin t’i japin fund martesës
01/11 12:18
Top Channel/ Dëmtimet e shtyllës kurrizore/ Shtohen rastet, Olldashi: 40 pacientë pësojnë paralizë
01/11 12:16
Top Channel/ Mali i zi ndalon 4 nxënës shqiptarë/ Bënë shqiponjën, përfundojnë në komisariat
01/11 12:15
Top Channel/ Protesta, 6 të arrestuar/ Për herë të parë akuza për “vrasje në tentativë të policit”
01/11 12:01
Top News- Aktet e dhunës në protestë, nuk ka tolerim, mes akuzave dhe ajo e vrasjes në tentativë
01/11 10:45
Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05