Top News – Kush e tradhëtoi Anne Frank? / Një hebre e spiunoi te nazistët, zbulimi pas 78 vitesh
18/01/2022 12:41

Një ekip i përbërë prej 30 ekspertësh, ka zbuluar se kush ia tregoi gestapos vendin ku fshihej Anne Frank dhe familja e saj. Pas pesë vitesh kërkime, ekipi veson se e ka zbuluar trashmë cka ndodhi në gushtin e 1944. Sipas mediave holandeze, mendohet se noteri hebreo-holandez, Arnold van den Bergh, u ka dhënë pushtuesve gjermanë një listë se ku fshiheshin hebrenjtë në Amsterdam për të shpëtuar jetën e familjes së tij. Midis tyre ishte adresa e banesës sekrete në Prinsengracht në Amsterdam, ku qëndronte e fshehur Ana Frank. Prova kryesore është kopja e një letre anonime që babai i Anës, Otto Frank, mori në vitin 1946. Në të përmendej emri i noterit, Arnold van den Bergh, i cili ishte anëtar i Këshillit Hebre dhe kishte shumë kontakte. Fillimisht kontaktet e mbrojtën nga internimi, por në vitin 1944 ato nuk funksiononin më dhe kjo është arsyeja pse ai thuhet se ka tradhtuar vendet ku ishin fshehur disa familje hebreje - me shpresën se me këtë mund të shpëtonten të shoqen, tri vajzat dhe veten. Sipas ish-hetuesit të FBI-së, Vince Pankoke, i cili luajti një rol kyç në hulumtimin në fjalë 77 vjet pas përfundimit të luftës nuk mund të ketë siguri absolute. "Por teoria jonë ka një probabilitet prej më shumë se 85 për qind," tha ai në një intervistë për Deutschlandfunk. Qëllimi i hulumtimit nuk ishte të ngrejë akuza kundër dikujt, por të zbardhte misterin historik se kush ia dorëzoi Gestapos familjen Frank.

Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38