Këtë 1 tetor u mbajt Konferenca e Kryetarëve për shqyrtimin e kërkesës së kreut të grupit demokrat, Gazment Bardhi ‘mocion për zhvillimin e debatit’ me objekt përgjegjësitë institucionale lidhur me emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e ish-Drejtores së SHISH, Vlora Hyseni. Në fjalën e tij, Gazment Bardhi u shpreh se mocioni për debat që kërkon opozita nuk ka lidhje me hetimet e prokurorisë.