Partia Demokratike kërkon informacion zyrtar nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj lidhur me kriteret dhe procedurat që çuan në propozimin dhe miratimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit. PD pretendon se institucione të rëndësishme të sigurisë kanë qenë nën ndikimin e personave pa funksion shtetëror, duke ngritur pikëpyetje serioze për mënyrën se si janë administruar strukturat që lidhen me sigurinë kombëtare.