Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç përfunduan takimet e planifikuara me udhëheqësit europianë në prag të samitit të BE-së në Bruksel. As Kurti dhe as Vuçiç nuk dhanë ndonjë deklaratë para gazetarëve. Në lidhje me mundësinë e ndonjë takimi tjetër gjatë ditës, burime të BE-së thanë se "asgjë nuk përjashtohet".