Politika shqiptare ka uruar festën e shenjtë të besimtarëve myslimanë, Kurban Bajramin. Pjesë e urimeve është bërë edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, e cila ka zgjedhur qe urimin ta beje ne gjuhen shqipe. Sjelltë shpresë e gëzim për ju e familjet tuaja, ka shkruar Kim në Tëitter. Urimet kanë nisur mbrëmjen e djeshme me presidentin e vendit, Ilir Meta, i cili me anë të një postimi ka shkruar se Kurban Bajrami është përkujtimi i shëmbëlltyrës sublime të sakrificës për jetën dhe lirinë, kurse Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me një foto mëngjesin e sotëm me rastin e festës së Kurban Bajramit.