Top Channel/Lobisti korrigjon letrat e Berishës! Kompania ndryshon letrën për DASH pas lajmit në TCH
04/08/2025 19:38

Kompania lobuese e kontraktuar nga Partia Demokratike përpara zgjedhjeve të 11 majit ka ndryshuar letrën që i dërgoi në 22 korrik Departamentit Amerikan të Shtetit ku argumentonte se Sali Berisha nuk është më një politikan aktiv dhe si i tillë ai nuk duhet ketë më statusin non grata të vendosur nga DASH. Ndërsa e shitën te zyrtarët e lartë amerikanë, si pensionist për t’i hequr non gratën, lobistët e Berishës vetëm tetë ditë më vonë e ndryshuan variantin e parë të letrës, duke e quajtur tani aktiv në politikë, por jo në Qeveri. Pas publikimit të këtij lajmi nga Top Channel, Continental Strategy nxituan të paraqesin një tjetër profil të Berishës, këtë herë si një udhëheqësi popular i opozitës dhe aktiv në rajon. “Ky raport i korrigjuar rregullon një version të mëparshëm. Versioni i korrigjuar tani pasqyron saktësisht që, ndonëse z. Berisha aktualisht nuk mban asnjë post qeveritar, ai mbetet një figurë aktive politike në rajon dhe udhëheqësi aktual popullor i partisë opozitare në Shqipëri, diçka që versioni i mëparshëm e kishte saktësisht të shënuar në faqen 15. Përmbajtja e plotë e raportit mbetet e padiskutueshme, që është se z. Berisha dhe familja e tij nuk është dashur kurrë të ishin objektiv, shpallja e tij nuk ishte e justifikuar, dhe heqja e kësaj shpalljeje mbështetet si nga faktet ashtu edhe nga ligji dhe është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara dhe popullit shqiptar”, thuhet në letrën e dëguar nga kompania lobuese Continental Strategy në Departamentin Amerikan të Shtetit. Përcaktimi i Sali Berishës si një politikan “jo aktiv” në letrën e parë, tërhoqëi vëmendjen e opionionit publik, në rrethanat kur lideri i opozitës del ccdo ditë në media për të demoncuar atë që ai e quan farsën zgjedhore të 11 majit, ndërkohë që vijon të kontrollojë Partinë Demokratike pa asnjë shenjë që mund të japë dorëheqjen. Megjithatë ky përcaktim ka zgjatur vetëm tetë ditë, derisa kompania lobuese ka amenduar letrën e parë, duke e quajtur tashmë Berishën aktiv në politik, por pa post qeveritar. Continental Strategy është një kompani amerikane konsulence dhe lobimi që ka lidhje të ngushta me figura nga rrjeti politik i Partisë Republikane dhe ekipi i Donald Trump. Për Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD), marrëdhënia zyrtare me këtë firmë konsiston në një kontratë lobimi afatgjatë, me vlerë deri në 6 milionë dollarë, dhe shërbime të strategjisë politike për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar dhe për të lobuar në Uashington në favor të PD-së.

Top News – Transferimi i Veliajt në Fier. PS e PD në këshillin bashkiak kërkojnë transparencë
29/10 19:48
Top News – PS kërkon përjashtimin e Berishës. 10 ditë për kreun e PD, 60 për 6 deputetë të tjerë
29/10 16:38
Top Channel/ Përplasje në PS për transferimin e Veliajt, Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu
29/10 15:21
Top Channel/Kaos e flakadanë në Kuvend. PS siguron 84 vota për ligjin që i jep imunitet Guvernatorit
29/10 15:20
Top Channel/ Nga votimi te Veliaj dhe data e zgjedhjeve, Balla: Përjashtojmë vetëm 2 majin sepse…
29/10 13:34
Top Channel/ Sot protestë paqësore! Demonstruesit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit
29/10 12:45
Top Channel/ Protestën e vijon PD në Kuvend! Përplasje gjatë seancës. Opozita bllokon foltoren
29/10 12:44
Top Channel/ Përjashtohen deputetët e PD, ndezën flakadanë e bllokuan foltoren e parlamentit
29/10 12:13
Top channel/ Vijojnë tensionet në Kuvend, Peleshi përjashton 4 deputetë të PD-së
29/10 12:04
Top channel/ Kryeministri Rama largohet nga parlamenti, deputetët e PD hedhin sende të forta
29/10 11:36
Top channel/ Tensionet në Kuvend, Kuvendi miraton me 84 vota pro pr/ligjin për Bankën e Shqipërisë
29/10 11:28
Top Channel/ Tension në Kuvend, deputetët e PD ndezin flakadanë, kaos në sallë
29/10 11:16
Top channel/ Kaos në Kuvend, deputetët e PD-së tentojnë ti afrohen Peleshit
29/10 11:07
Top Channel/ Berisha nuk lëshon foltoren, Peleshi ndërpret seancën sërisht
29/10 10:53
Top Channel/ “Meritojnë plumbat e gomës” Peleshi i heq fjalën Berishës, ndërpret seancën
29/10 10:42
Top Channel/ “Mos bllokoni foltoren” Peleshi vijon me seancën parlamentare, opozita në këmbë
29/10 10:31
Top Channel/ Policia gardh metalik te Kuvendi, janë paralajmëruar protesta
29/10 09:43
Ngjela shkatërron Ramën me deklaratën e fortë: Fundi i tij vjen nga ndërkombëtarët?!
28/10 21:37
Top News – Mesazhi i Ramës për studentët: I di vështirësitë tuaja, por s’e njoh gjuhën e dhunës
28/10 18:00
Top News – Dy socialistë takojnë Metën. Deputetët e komisionit ‘Xhafaj’ e vizitojnë në qeli
28/10 17:59