Top Channel/ Gazetarët kundër Kodit të Ri, Rama i qetëson: E hartuan ekspertët…
01/08/2025 19:33

I nxitur nga reagimi i shoqatave të gazetarëve, kryeministri Edi Rama ka reaguar për draftin e kodit të ri penal. Në një koment në rrjetin X, kryeministri shkruan se shikon se “disa shoqata gazetarësh na kanë bërë një thirrje urdhëruese për të ndërhyrë urgjentisht në draftin e Kodit të Ri Penal, çka tregon se ata që duhet të informojnë publikun për procesin e saponisur të diskutimit të këtij drafti nuk e kanë kuptuar akoma qeveria nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit”. Rama thotë se drafti i është besuar një grupi ekspertësh, nën udhëheqjen e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipit. Reagimi i plotë i Ramës Shoh që disa shoqata gazetarësh na kanë bërë një thirrje urdhëruese për të ndërhyrë urgjentisht në draftin e Kodit të Ri Penal, çka tregon se ata që duhet të informojnë publikun për procesin e saponisur të diskutimit të këtij drafti nuk e kanë kuptuar akoma (edhe pse u tha shumë qartë nga ministri i drejtësisë) se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave, nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit po ia kanë besuar një grupi ekspertësh të nderuar, nën udhëheqjen e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipit. Kështu, hëpërhë qeveria është thjeshtë njëra nga shumë palët në këtë proces dhe e kemi marrë e po e studiojmë draftin, për të ballafaquar më pas qëndrimet tona me ato të grupit të ekspertëve, gjë që ua sugjerojmë edhe shoqatave të alarmuara për lirinë e shtypit, të cilat në këtë fazë, në vend se të alarmohen duhet të ndjehen shumë të lehtësuara e të respektuara, sepse kanë të gjithë kohën e nevojshme për ta studiuar e pastaj ballafaquar draftin e Kodit të Ri Penal me grupin e punës, njësoj siç do të bëjë qeveria e siç duhet të bëjnë të tëra palët e interesuara – sidomos ato brenda sistemit, të cilat në vend se të japin deklarata sa të nxituara aq edhe qesharake për shtyp, bëjnë mirë të ulen me grupin e ekspertëve dhe të ballafaqojnë opinionet e tyre. Ky është një proces demokratik dhe transparent, ku kush do të kontribuojë për një Kod të Ri Penal për Shqipërinë 2030 në BE i ka rrugët e hapura e të gjithë kohën e nevojshme, ndërsa kush do të bëjë zhurmën e vet mund ta bëjë, se demokracia i ka edhe zhurmuesit e vet, po s’mund të thotë dot që s’na pyeti kush. Pasi të bëhen të gjitha ballafaqimet e grupit të punës me të gjitha palët e interesuara dhe në pavarësi të plotë nga qeveria, Ministria e Drejtësisë do ta marrë draftin e rishikuar e do ta konsultojë natyrisht edhe me Komisionin Europian, sepse pa vulën e Brukselit drafti nuk shkon dot në parlament! Kështu që miq të shoqatave të shtypit rrini të qetë se nuk ju vjen dot asnjë e keqe nga Kodi i Ri Penal, në Shqipërinë që po shkon në BE dhe jo në BRSS.

Top Channel/ Përjashtohen deputetët e PD, ndezën flakadanë e bllokuan foltoren e parlamentit
29/10 12:13
Top channel/ Vijojnë tensionet në Kuvend, Peleshi përjashton 4 deputetë të PD-së
29/10 12:04
Top channel/ Kryeministri Rama largohet nga parlamenti, deputetët e PD hedhin sende të forta
29/10 11:36
Top channel/ Tensionet në Kuvend, Kuvendi miraton me 84 vota pro pr/ligjin për Bankën e Shqipërisë
29/10 11:28
Top Channel/ Tension në Kuvend, deputetët e PD ndezin flakadanë, kaos në sallë
29/10 11:16
Top channel/ Kaos në Kuvend, deputetët e PD-së tentojnë ti afrohen Peleshit
29/10 11:07
Top Channel/ Berisha nuk lëshon foltoren, Peleshi ndërpret seancën sërisht
29/10 10:53
Top Channel/ “Meritojnë plumbat e gomës” Peleshi i heq fjalën Berishës, ndërpret seancën
29/10 10:42
Top Channel/ “Mos bllokoni foltoren” Peleshi vijon me seancën parlamentare, opozita në këmbë
29/10 10:31
Top Channel/ Policia gardh metalik te Kuvendi, janë paralajmëruar protesta
29/10 09:43
Ngjela shkatërron Ramën me deklaratën e fortë: Fundi i tij vjen nga ndërkombëtarët?!
28/10 21:37
Top News – Mesazhi i Ramës për studentët: I di vështirësitë tuaja, por s’e njoh gjuhën e dhunës
28/10 18:00
Top News – Dy socialistë takojnë Metën. Deputetët e komisionit ‘Xhafaj’ e vizitojnë në qeli
28/10 17:59
Top Channel/ “Protesta u kap nga Rama-Balluku”. Berisha akuzon se u manipulua me “mikrofonin”
28/10 15:24
Top Channel/ Rama fton studentët: Hajde diskutojmë ç’duhet të bëj më mirë, zgjidheni vendin e kohën
28/10 14:43
Top Channel/ Rama prezanton pikat e Paketës Fiskale 2027: Nga rritja e taksës për biznesin te…
28/10 14:42
Top Channel/ “Këta s’kërkojnë të dëgjohen, por të imponohen”, Rama: Do kryej kontratën me shqiptarët
28/10 14:41
Top Channel/ “Një turmë e verbër nuk cakton çfarë bëhet”, Rama për protestat: Mandatet i jep sovrani
28/10 14:40
Top Channel/ Rama: Buxhet rekord me 10 mld euro! Berisha: Falimenton bizneset dhe rrit çmimet
27/10 19:40
Top News- Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore, refuzon PD: Teatër politik
27/10 19:36