16 kg kokainë jan sekuestruar nga karabinierët në Itali, teksa në pranga ka rënë një shqiptar. 39-vjeçari, i cili është banues në Milano, u ndalua nga policia për një kontroll në autostradën Pescara Sud-Francavilla al mare. Policia kishte ngritur postoblloqe në kuadër të kontrolleve rutinë. Ndryshimi i sjelljes tek shqiptari, bëri që policët të thellonin kontrollet.