Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, e quajti Rusinë “agresore” të martën, në 15-vjetorin e luftës mes dy shteteve. Rusia dërgoi mijëra trupa në Gjeorgji më 8 gusht të vitit 2008, pasi Tbilisi nisi një operacion ushtarak në shkallë të gjerë në Osetinë Jugore ndaj separatistëve, të cilët kishin sulmuar fshatrat gjeorgjiane në rajon. “Ne e kemi ditur për një kohë të gjatë se Rusia është agresore, e kemi ditur dhe tani edhe e gjithë bota e di”, tha Garibashvili për gazetarët. Qeveria e Garibashvilit është kritikuar ndërkohë nga opozita se ka prirje pro-ruse.