Top News – Kur nënat janë të prekura nga Covid/ Ndarja e të foshnjave prej tyre, lë pasoja afatgjata
18/03/2021 22:29

Pandemia COVID-19 ndikon seriozisht në kujdesin ndaj të porsalindurve të sëmurë ose të parakohshëm dhe shumë janë të ndarë pa nevojë nga nënat e tyre dhe rrezikojnë të vdesin ose kanë probleme shëndetësore afatgjata paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë. Dy studime të reja, të cituara nga OBSH, treguan se pothuajse një e katërta e nënave të anketuara thanë se nuk lejoheshin të ushqenin me gji foshnjet e tyre, për shkak se dyshoheshin të infektuara. Inkurajimi i kujdesit për nënën, i cili përfshin një kontakt të hershëm dhe shumë të ngushtë midis nënës dhe të porsalindurit, mund të shpëtojë më shumë se 125.000 jetë, sipas një studimi të botuar në revistën shkencore Lancet. Fëmijët e porsalindur në të gjithë botën kanë “të drejtën e ruajtjes së kontaktit me prindërit e tyre” dhe nuk duhet t’u mohohet kjo për shkak të pandemisë COVID-19, vuri në dukje Ansha Banerje, një ekspert i OBSH-së për shëndetin e nënës dhe të porsalindurit. “Dhjetë vjet përparim në uljen e vdekshmërisë së fëmijëve do të rrezikohen nëse diçka nuk bëhet tani,” tha Banerje. OBSH rekomandon që nënat të vazhdojnë të ndajnë një dhomë me fëmijët e tyre të porsalindur, t’i ushqejnë me gji edhe kur dyshohen apo rezultojnë të infektuar me COVID-19.

Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14