Ndonëse jo zyrtarisht, por Partia Demokratike është ndarë në tre grupe. Nga njëra anë Komisioni i Rithemelimit i cili pretendon që me vendim të Kuvendit Kombëtar të jetë organi kolegjial që drejton partinë, e nga ana tjetër deputetët në krah të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeaj, ky i fundit në cilësinë e kreut të grupit dhe kryetarit të Komanduar. Por krahas këtyre grupeve janë edhe rreth 15 deputetë të pavendosur që vendosin me prezencën apo mungesën e tyre për shumicën. Në mbledhjen e fundit të thirrur nga Alibeaj, ishin të pranishëm 22 deputetë, duke bërë që mbledhja të konsiderohej si takim e jo mbledhje zyrtare.