Gjermania nuk do të dërgojë armë në Ukrainë – madje as për mbrojtje. Vendi po i shmanget diskutimeve për këtë temë dhe deri tani ka dërguar vetëm helmeta. Kjo është dhe ka qenë një nga temat kryesore kontradiktore në politikën e jashtme gjermane prej shumë vitesh edhe pse Gjermania është një nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve në botë.