Policia polake po kontrollon të gjitha mjetet që hyjnë në zonën ku është shpallur gjendja e emergjencës gjatë kufirit polako-bjellorus. Autoritetet polake kanë zgjatur emergjencën edhe për dy muaj me shpresë që të ndalojnë fluksin e emigrantëve nga lindja e mesme që kalojnë tranzit përmes Bjellorusisë, në përpjekje për të hyrë në BE.