Gjermania është bërë shteti i fundit që ka regjistruar mbi 100,000 viktima me koronavirus, prej shpërthimit të pandemisë. Sipas të dhënave të publikuara të enjten nga autoritetet gjermane, në periudhë 24-orëshe janë regjistruar 351 vdekje shtesë, duke e çuar totalin në 100,119. Në Evropë, Gjermania është shteti i pestë që ka kaluar këtë shifër pas Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës.