Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim në Elbasan, pasi dyshohet se posedonte kanabis me qëllim shitjen në doza. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 1.1 kilogramë kanabis, një pjesë e ndarë në doza, një peshore elektronike, një armë gjahu pa leje, si dhe një shumë parash. Në momentin e kontrollit, 40-vjeçari nuk ndodhej në banesë dhe policia vijon kërkimet për kapjen e tij.