Panairi i Librit, por dhe Festivali i Muraleve artistike në qytetin e Preshevës ishin dy prej projekteve që sollën në Tiranë kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinanin. Gjatë vizitës zyrtare në kryeqytet, Sinani u takua me kryebashkiakun Erion Veliaj i cili në shenjë simbolike i dhuroi homologes së tij Kullën e Sahatit të Tiranës duke shprehur kënaqësinë e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët mes dy vendeve.