Kryeministri i sapozgjedhur i Sllovakisë, Robert Fico tha se vendi i tij nuk do të dërgojë më armë në Ukrainë dhe u zotua të promovojë këtë qëndrim edhe në nivelin evropian. Fico, partia e të cilit fitoi zgjedhjet parlamentare në një platformë pro-ruse, populiste, përsëriti premtimin e tij të mëparshëm se Sllovakia do të ndalonte të gjithë ndihmën ushtarake për Ukrainën, e cila vazhdon të përballet me agresionin rus.