Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Egjipt, ku është takuar me homologun e tij egjiptian Moustafa Madbouly. Gjatë konferencës së përbashkët Rama falënderoi kryeministrin egjiptian për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ofruar nga Egjipti dhe bëri me dije se do të hapet një linjë ajrore e drejtpërdrejtë mes Kajros dhe Shqipërisë.