Dhjetra qytetarë të Vlorës, si dhe disa të ardhur nga qytetet të tjera të Shqipërisë kanë protestuar këtë të dielë kundër projektit për rikonstruksionin e “Sheshit të Flamurit” në qytetin bregdetar. Kjo protestë ishte thirrur nga shoqëria civile, teksa protestuesit janë mbledhur pranë monumentit të Pavarësisë.