Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ndodhet në Kiev për të zhvilluar bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Qeveria kroate ka publikuar imazhe teksa Plenkovic shihet duke u pritur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Kryeministri shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grliq Radman dhe Zvonimir Frka-Peteshiq, shef i kabinetit të kryeministrit.