Top News – ‘Kryeministri, armik i medias’/ Reporterët pa kufij e fusin Orban në listën vjetore
05/07/2021 19:58

Organizata e Reporterëve pa Kufij e përfshiu kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, në listën e saj vjetore të “armiqve të lirisë së shtypit”. Është hera e parë që kryetari i një qeverie të BE shfaqet në këtë listë, së bashku me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, presidentin e Sirisë, Bashar Al-Assad, e të tjerë. Vëzhguesi i mediave tha se Orban dhe partia e tij Fidesz “e kanë sjellë peisazhin mediatik të Hungarisë, hap pas hapi, nën kontrollin e tyre”, qëkur kanë marrë pushtetin në vitin 2010. Grupi tha se Orban i shënjestroi mediat me mjete të tilla si “mashtrimet politiko-ekonomike, diskreditimi dhe autocensura”. Sipas Reporterëve pa Kufij, shtypi rajonal i Hungarisë ka qenë plotësisht në pronësi të sipërmarrësve që janë miq me Orbanin, që nga vera e vitit 2017. “Në vjeshtën e vitit 2018, gati 500 kompani mediatike pro-qeveritare janë bashkuar në një kompani, për të koordinuar mbulimin e tyre”, thanë Reporterët pa Kufij. Në Indeksin e Lirisë së Shtypit, të përpiluar nga Reporterët pa Kufij këtë vit, Hungaria është renditur e 92-ta në mesin e 180 vendeve. Lista e “armiqve të lirisë së shtypit” përfshin 37 udhëheqës të shteteve dhe qeverive që shtypin lirinë e mediave. Lista përfshin udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, presidentin rus, Vladimir Putin, Aleksandër Lukashenkon e Bjellorusisë, Ramzan Kadyrovin e Çeçenisë, Emomali Rahmonin e Taxhikistanit dhe Gurbanguly Berdymukhammedovin e Turkmenistanit.

Top News- Tragjedi në ditën e Krishtlindjes/ Gjenden të vdekur 4 anëtarë të një familjeje
25/12 23:00
Top Channel/ Përmbytje në Kaliforni, 3 viktima dhe 160 mijë familje pa energji
25/12 22:28
Top Channel/ Francezët duan të ikin, 25% e popullsisë kërkon të emigrojë
25/12 22:21
Top Channel/ Turqia zbarkon në qytet, arrestohen 115 anëtarë të ISIS: Planifikonin sulme për festa
25/12 22:12
Top Channel/ Frikë… Edhe në Krishtlindje lufta nuk ndalet, Ukraina dhe Rusia sulm njëra-tjetrës
25/12 22:11
Top Channel/ Hakerat bëjnë kërdinë në Brazil, ndërhyjnë në drejtësi, liron nga burgu kriminelët
25/12 21:29
Top Channel/ Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet
25/12 19:56
Top News- Putin negociata me Orban për të shpëtuar Vuçiç, Trump presion mbi Serbinë
25/12 19:52
Top Channel/ Putin uron Trump dhe vazhdon sulmin, ekspertët: Zgjatja e negociatave, manovër
25/12 19:41
Top Channel/ Fiton i preferuari i Trump në Honduras, numërimi zgjati një muaj
25/12 15:15
Top Channel/ Turqia shkatërron rrjetin e ISIS, do të kryenin sulm gjatë Krishtlindjes
25/12 15:04
Top Channel/ Krishtlindja, Papa Leon XIV mesazh paqeje gjithë botës në sheshin Shën Pjetër
25/12 15:02
Top News – Arrestohen 115 pjesëtarë të Shtetit Islamik/Turqi, do kryenin sulme terroriste për festa
25/12 14:37
Top News – Putin poshtërohet ditën e Krishtlindjes / Ukraina merr kontrollin e plotë të Kupianskut
25/12 14:31
Top News – ‘Jeta dhe pronat janë në rrezik!’ Stuhi të frikshme në Krishtlindje, Kalifornia nën ujë
25/12 12:54
Top Channel/ Përmbytje dhe festë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kaliforni, shirat vazhdojnë
25/12 12:24
Top Channel/ Lojëra lufte në ajër, bombardues rusë në Skandinavi shoqërohen nga avionët e NATO-s
25/12 12:21
Top Channel/Protestë dhe festë/ Fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes të ngujuar në rrugë
25/12 12:21
Top Channel/ 468 milionë euro mrekulli, lotaria fitohet nga qyteti spanjoll i shkatërruar nga zjarri
25/12 12:20
Top News – Tani pritet përgjigjia e Putinit / Ukraina dhe SHBA miratojnë marrëveshjen e paqes
25/12 12:14
DIGITALB DIGITALB